(Autori, Sajmir Kurti)
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Kavajës, ku kanë mbetur të plagosur tre persona. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 në një lokal pranë Bashkisë së Kavajës, pas një konflikti të çastit.
Autori i plagosjes së 3 personave është shtetasi Sajmir Kurti, i cili njihet si mbështetës i Elvis Rroshit dhe që më parë ka mbajtur postin e Drejtorit të Zyrës së Punës në Kavajë. Policia njofton se ai është shoqëruar në Komisariat.
Debati verbal ka degjeneruar në një sherr me grushte. Pas kësaj Kurti ka nxjerrë një pistoletë e ka qëlluar në drejtim të babë e bir, Eqerem Kazazi 48 vjeç dhe Irkid Kazazi 21 vjeç.
Plumbat kanë prekur aksidentalisht edhe shtetasin tjetër Dritan Xhixha 46 vjeç, i cili ndodhej rastësisht në vendin ku ka ndodhur konflikti.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Durrësit dhe raportohen se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(Në foto, lokali ku ndodhi ngjarja)





