Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në hyrje të autostradës Durrës – Tiranë, pranë Urës së Dajlanit.

Një kamion me kontejner ka përfunduar në banesën e një familjeje.

Dëshmitarët okularë thanë për “DurrësLajm”, se kamioni është tërhequr zvarrë nga një vinç për rreth 100 metra. Sipas tyre, ka qenë vinçi që i ka prerë rrugën kamionit dhe e ka çuar deri në oborrin e banesës, ku përfundoi gati 3 metra poshtë.

Në oborr kanë qenë dy fëmijë duke luajtur në momentin kur kamioni u fut aty, por fatmirësisht ata janë larguar në kohë duke shmangur ndonjë tragjedi.

Drejtuesi i kamionit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spitalin e Durrësit.