Specialistët për Krimet në Policinë e Durrësit, arrestuan një të ri nën akuzën e vjedhjes.
Ai është Ylber Duka, 19 vjeç, banues në Durrës.
I riu akuzohet se në lagjen nr. 13 (Plazh), ka vjedhur biçikletën e shtetasit D.K. 30 vjeç, banues po në Durrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Vjedhja”.





