Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar edhe videon e festimit të 60-vjetorit të trajnerit të Kombëtares, Xhani De Biazi, në qendrën e grumbullimit në Perros Guirec.
Një tortë e madhe e servirur nga presidenti i FSHF-së, Armando Duka, nuk i ka shpëtuar batutës së De Biazit për kamerierin e veçantë. Pas urimit nga lojtarët dhe stafi, De Biazi ka shprehur edhe dëshirën e tij.
“Të kualifikohemi të dielën kundër Rumanisë”. Më pas trajneri italian ka vlerësuar dy ndeshjet e deritanishme të Shqipërisë në “Euro 2016”. “Jam krenar të jem trajneri juaj dhe dua të jem krenar edhe të dielën”, tha De Biazi.
Në festën e shkurtër nuk ka munguar humori dhe shakatë e lojtarëve me trajnerin.





