Djali 24-vjeçar dhunon dhe plagos me thikë babanë në ambientet e shtëpisë.
Ngjarja është regjistruar mëngjesin e djeshëm në Durrës, ku policia ka vënë në pranga autorin e krimit, 24-vjeçarin Nikoll Gjergjndreaj.
Ndërsa babai i autorit, 68 vjeç, fatmirësisht raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas mjekimit të marrë në spital, ai është rikthyer në banesë.
Nuk jepen detaje rreth rrethanave dhe shkaqeve që e çuan djalin të kryejë një vepër të tillë ndaj vetë babait. Ndërkohë, ai do të përballet me drejtësinë nën akuzën e dhunës në familje.





