Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shkuar sot në selinë e PD-së për të takuar liderin e demokratëve, Lulzim Basha.
Mësohet se ngërçi në Reformën në Drejtësi është fokusi i takimit Lu-Basha.
Një ditë më parë, Basha informoi personalisht Ambasadorët e BE-së dhe SHBA-së në Tiranë, për qëndrimin e Partisë Demokratike ndaj rekomandimit 88 të Venecias dhe vendet e rezervuara.
Kreu i opozitës mësohet se i ka zhvilluar takimet në një përpjekje për të sqaruar plotësisht arsyen përse opozita këmbëngul për rekomandimin e Venecias, të cilin siç u shpreh dy ditë më herët, e konsideron si të vetmin institucion që njeh në rruzullin tokësor, në lidhje me reformën në drejtësi.





