Që prej mbrëmjes së të enjtes nëpër rrjetet sociale ka qarkulluar e po qarkullon, një tezë e cila supozohet se është versioni zyrtar i testit të Matematikës, që maturantët po zhvillojnë sot.

Një fakt i tillë u denoncua sot edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e konsideron si skandal nëse konfirmohet vërtetësia.

“Një turp kombëtar!Horrat e shtetit nxjerrin në treg, një ditë përpara, testin e matematikës si kurrë ndonjëherë në historinë e këtij shteti!”

Nuk dihet sesi teza A ka “rrjedhur” nga Komisioni që e ka përgatitur. Nëse konfirmohet vërtetësia e këtij fakti, do përbënte vërtet një skandal”, shkroi Berisha.

Për këtë rast reagoi dhe Ministria e Arsimit, e cila e mohon që ky të jetë testi që po zhvillojnë sot maturantët në mbarë vendin dhe hedh akuza se ajo është e montuar.

Ja modeli i tezës që po qarkullon online: