Policia e Fierit ka goditur një rast të shpërndarjes së drogave të forta duke vënë në pranga një 31-vjeçar.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, pas një pune të mirëorganizuar nga Specialistët e Narkotikëve, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit antidrogë të koduar “RED”, ku si rezultat u arrestua në flagrancë Olsi Gjoka, 31 vjeç, banues në lagjen “Loni Dhamo” të Lushnjës.
Arrestimi i tij u bë pasi iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 19 doza heroinë.





