Pas fitores së Irlandës së Veriut, një tifoz 64-vjeçar ka humbur jetën në stadiumin e Lyonit, pas një ataku në zemër.

Pikërisht në këtë stadium kombëtarja e tifozit, Irlanda e Veirut shënoi fitore 2:0 kundër Ukrainës. Megjithëse iu dha ndihma mjekësore tifozit, ai nuk mundi t’i mbijetonte sulmit në zemër, shkruan tg.

Ky është rasi i dytë i vdekjes në stadium.  Tre ditë më parë një tifoz i Irlandës ka ndërruar jetë pasi në gjendje të dehur ra prej shkallëve të stadiumit.