Fotot e tyre bënë xhiron e botës dhe padyshim që komentet për këto foto janë të shumta. Irid Oxa, kushërira e Rike Rocit, ish banores joshëse të “Big Brother Albania”, duket se nuk i ka kapërdirë dot komentet e tifozëve shqiptarë të cilat shpeshherë kanë qenë ofenduese, por kurrsesi nuk kanë munguar rastet kur komentet kanë qenë dashamirëse. 

Në lidhje me komentet ofenduese, Oxa ka pasur një reagim nëpërmjet një statusi në Instagram: 

“Personat me fjalorin tuaj janë pikërisht ata që na turpërojnë nëpër botë. Ju thjesht komentoni [dhe] ofendoni një foto ku e gjithë bota komplimenton dhe ju si popull shqiptar, në vend që të na mbroni por shani dhe për më tepër me profil fallco.”

Oxa së bashku me Riken u pikasën nga kamerat dhe fotografët gjatë ndeshjes së kombëtares shqiptare në Marsejë.