Deputetja laburiste Jo Cox është qëlluar 2 herë në mes të rrugës me armë zjarri dhe thikë. Si pasojë e plagëve të marra ajo nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në spital, rreth 2 orë pas sulmit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën Birstall, në qytetin e Leeds në Yorkshire-n Perëndimor, zonë në veri të Londrës.

Një dëshmitar okular rrefeu se: “një armë u shkreh dy herë dhe qëlloi deputeten e cila ra mes dy makinave. E pashë që u mbulua nga gjaku”.
Incidenti shokues ndodhi pranë një librarie të qytetit, ku 41-vjecarja politikane po jepte disa këshilla operacionale. Dëshmitari tha se për momentin askush nuk iu afrua dhe e lanë deputeten të gjakosur në rrugë.

"Pashë një lumë njerëzish teksa bërtisnin dhe vraponin. Një grua ishte në tokë, kurse një burrë në këmbë pranë saj, i drejtoi armën dhe e qëlloi. Pas të shtënës së dytë, ai iku, i qetë dhe askush nuk e ndaloi”- ka deklaruar Hichem Ben-Abdallah, pronari i një restoranti aty pranë.
Abdallah, është cituar të thotë se Cox është përfshirë në një përleshje në mes të dy burrave në fshatin Birstall, 320 kilometra në veri të Londrës.

Ai ka shtuar më tej se një person është përleshur me Cox dhe më pas janë dëgjuar dy të shtëna me armë zjarri.

Një zëdhënës i partisë tka deklaruar se një burrë i moshës 52 vjec është arrestuar, por nuk jepen detaje rreth ngjarjes.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po merr në pyetje cilindo që ka dijeni rreth ngjarjes.