Policia greke ka arrestuar një 39- vjeçar shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, për kultivim të kanabisit.

Në një zonë rurale të Selanikut, ditën e djeshme u zbulua se në një ambient të rrethuar midis pemëve, ishte mbjellë edhe kanabis.

Nën akuzën e kultivimit të narkotikëve, autoritetet e shtetit fqinj kanë vënë në pranga edhe një 37-vjeçar grek.

Policia ka asgjësuar 326 bimë kanabis me lartësi deri 120 cm, një peshore elektronike dhe 120 pako të gatshme për të paketuar drogën.

 Së shpejti pritet të fillojë edhe procesi gjyqësor ndaj kultivueve të lëndës narkotike.