Një shtetas kosovar, i shpallur në kërkim në Sllovaki është ndaluar sot në pikën kufitare të Morinës.
Në pranga ka rënë Sebastian Hasani, 41 vjeç, lindur dhe banues në Prishtinë, Kosovë.
Me datë 28.04.2015, ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti nga gjykata e Bratisllavës në Sllovaki.
Nga verifikimi me Interpol Tirana rezultoi se: Shtetasi Sebastian Hasani, lindur me 28.08.1975, i cili ka përdorur edhe gjeneralitetet: Sadri Gerbeshi, Gali, Galik, Silal, është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Sllovakia.
Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Shkallës së Parë Bratislavës, ka lëshuar urdhërin e arrestit për veprën penale të “Vrasjes”. Maksimumi i dënimit: 25 vjet burg.





