Mbrëmë rreth orës 1:00 të natës, policia ka arrestuar 10 striptiste në fshatin Çegran të Gostivarit.
Në lokalin “Bili 97” me pronar shtetasin B.N. 34 vjeç, janë arrestuar një vajzë nga Shqipëria dhe katër nga Maqedonia, të cilët kanë kënduar dhe vallëzuar.
Në lokalin “Nota” me pronar shtetasin M.M. 37 vjeç, gjithashtu nga fshati Çegran, janë arrestuar dy vajza nga Shqipëria dhe tri valltare nga Maqedonia.
Sipas SPB-Tetovë, vajzat nga Shqipëria janë dërguar në stacionin policor në Departamentin e Krimit Ndërkufitar, Migracionit.





