Starton në stadiumin "Vellodrome" të Francës sfida e shumëpritur mes gjelave dhe Kombëtares shqiptare.
Qytetarët e Durrësit e kanë pritur me padurim këtë ndeshje. Qindra tifozë janë mbledhur në sheshin “Liria” të veshur kuq e zi e me flamuj në duar.
Elektrizuese duket atmosfera, teksa të gjithë shpresojnë që djemtë e Kombëtares t’i rrëmbejnë një 3-pikësh Francës, siç ndodhi një vit më parë, në përballjen mes dy skuadrave.





