Dy shqiptarë emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, kanë rënë në prangat e policisë greke dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim për grabitje.

Sipas mediave të shtetit fqinj, mëngjesin e datës 21 maj të këtij viti, ata shkuan në banesën e një 77 vjeçari në Shën Elias, duke e grabitur.

Ata kërcënuan burrin e moshuar më një armë të rreme, në mënyrë që t’u jepte paratë. Gjatë grabitjes, shqiptarët arritën të merrnin një shumë prej 1 000 eurosh dhe më pas u larguan.  Shqiptarët e arrestuar i përkasin moshës 26 dhe 27 vjeçar, ndërsa dy shtetasit e shpallur në kërkim 27 dhe 22 vjeç.

Njëri nga shqiptarët doli përpara gjykatës në Ilia, ndërsa tjetri në Selanik. Të katërt akuzohen për grabitje në bashkëpunim.