Një person ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti rrugor në Shkodër.

Sipas të dhënave policore, 30-vjeçari Aleksandër Lazri, i sapokthyer nga emigracioni, është aksidentuar teksa lëvizte me motor në aksin Shkodër-Vau i Dejës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 në Rragam.

Efektivët blu kanë nisur hetimet për zbulimin e rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti.