Një automjet ka dalë nga rruga  e ka përfunduar në greminë në shtratin e një përroi, në aksin rrugor të fshatrave Skuraj-Gallatë në Kurbin. Si pasojë e këtij aksidenti ka gjetur vdekjen 40 vjeçarja Vera Gjoka.

Ajo u dërgua menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të marra.

E ndërkohë policia e Lezhës ka bërë të ditur se ka arrestuar në flagrancë bashkëshortin e viktimës, shtetasin Astrit Gjoka, 39 vjeç, drejtues i automjetit.  Nga veprimet hetimore rezultoi se ai nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim mjeti pa leje drejtimi”.