Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi dhe kryetari i Bashkisë së Vlorë, Dritan Leli, ikanë dorëzuar sot në mënyrë simbolike çelësat e shtëpisë së re, Marsela Çaushajt, guaja e cila u dhunua disa ditë më parë nga ish-bashkëshorti. Ajo bashkë me tre fëmijët e saj do të shpërngulen në këtë banesë, qiraja e së cilës do t’ipaguhet.
“Ky është një rast për t’i bërë apel çdo gruaje, të mos heshtë, të denoncojë dhunën. Do të bëhet gjithçka për të mbështetur gratë në nevojë, viktima të dhunës”,- ka deklaruar ministri Klosi.
Përveç shtëpisë Marselës i është siguruar gjithashtu edhe një punë. Tanimë ajo do të mundë të nisë një jetë të re e dinjitoze me vogëlushët e saj.





