Stresi sot feston ditëlindjen e tij të 29-të. Pak kohë më parë ai u largua nga Shqipëria së bashku me babain e tij. Në këtë ditë të shënuar një dedikim mjaft prekës dhe domethënë si ka dërguar e ëma, e cila ndodhet larg tyre.
“Dashuria ime ka ditëlindjen. Torta e ditëlindjes ka ngjyrën e bardhë, unë jam veshur me të bardha. Zemra jote është e bardhë, të bardha e të arta qofshin ditët e jetës tënde. Stresi më mungon shumë përqafimi dhe puthja jote çdo mëngjes, por dua që mëngjeset e tua të jenë gjithnjë të bardha jeta ime. Edhe 100 vite të lumtura o dashuria ime, të puth mami o dashuri”.
Edhe reperi i emocionuar nga fjalët e së ëmës ka shkruar një mesazh prekës.
“E kush tjetër te vjen në mendje ditën e ditëlindjes përveç botës time MOM… Të falenderoj, të përulem në gjunjë sot e deri në frymën e fundit, pa ty këto 29 vjet s’do i gëzoja. Miss u MOM”.





