Sonte në mbrëmje përfaqësuesja jonë kombëtare do të luajë ndeshjen e dytë të Grupit A ndaj Francës në Marseille në stadiumin e mrekullueshëm të Velodrome. Në një ndeshje që pritet të jetë vendimtare për fatet e kualifikimit të Shqipërisë, djemtë e udhëhequr nga De Biazi do të përballen me vendin organizator dhe sigurisht me favoritet e Kampionatit Evropian.
Do të jetë një provë zjarri për tanët që vijnë pas 2 përballjeve pozitive në miqësoret e kualifikimeve por tani gjithçka është ndryshe, luhet për objektiva të rëndësishëm. Ajo që është e pritshme dhe e sigurt ka të bëjë me mbështetjen e madhe që do të ketë Shqipëria në “Velodrome” nga tifozët kuqezi që do të skuqin atmosferën teksa kur të zbresë në fushë kombëtarja do të ketë mësuar edhe rezultatin e ndeshjes Rumani-Zvicër që është diçka shumë e rëndësishme.
Kështu që djemtë tanë kanë një provë zjarri ndaj Francës ku mund të shfaqin të gjithë krenarinë e tyre në fushë dukë na bëre krenare dhe pse jo duke habitur të gjithë botën.





