Mungesa e saj në rrjetet sociale është vërejtur shumë nga fansat, të cilët e kanë pyetur shpeshherë përse nuk ka bërë postime.
Pas një mungese të gjatë, Elvana kthehet por këtë radhë jo për vete por për dy miqtë e saj më të mirë. Bëhet fjalë për Besa Kokdhimën dhe Flor Mumajestin, të cilët kanë lançuar këngën e tyre më të fundit. Kënga mban titullin ‘1, 2, 3’ dhe pritet të jetë një nga hitet e verës.
Në llogarinë e saj në Instagram, Elvana publikon pjesë nga kënga e Besës dhe Florit, ndërkohë që ajo ende nuk ka sjell ndonjë hit të ri.





