Mbrojtësi i Kombëtares, Mërgim Mavraj, e ka konsideruar të gabuar përdorimin e emrit të tij në reklamat e birrës. Për këtë ai thotë do të ishte i lumtur që fitimet për reklamën që u bë të kalonin për jetimoren e Pejës.
Mavraj e ka bërë këtë reagim nisur nga vendimi UEFA-s për të ndaluar konsumin e pijeve alkoolike rreth stadiumit ku luan kombëtarja. “Edhe UEFA enkas për mu? Do isha i lumtur nëse gjithë shpërblimin për reklamën e madhe që u bë, duke më përdorur edhe emrin tim pa marrë asnjë konfirmim, ta shpërblente tek jetimorja në Pejë!” – shkruan Mavraj duke postuar dhe një foto si më lart.





