Teuta do të zhvillojë fazën përgatitore për ndeshjet e Ligës së Europës në Austri, teksa më datë 16 ekipi do të lërë Shqipërinë.
Trajneri Ahmataj së bashku me stafin e tij do të ketë të punojë me grupin e lojtarëve në dispozicion në kushte mjaft të mirë, ndërkohë që janë programuar edhe disa ndeshje miqësore ndaj kundërshtarëve mjaft të fortë. Këto ndeshje do t’i shërbejnë stafit teknik për të koaluduar ekipin para ndeshjeve të Ligës së Europës.
Ndeshjet e programuara nga Teuta gjatë qëndrimit në Austri: 18 qershor, ora 17:00 (Strassëalchen) Teuta – SV Ried, 21 qershor, ora 15:00 (Seeboden) Teuta – Austria Vien, 23 qershor ora 18:00 (Jenbach) Teuta – Universitatea Cralova ,25 qershor, ora 18:00 (St Ulrich) Teuta – Slavia Praga.





