Një 24-vjeçar është prangosur dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga Policia e Vlorës, si autorë të dyshuar të plagosjes me armë zjarri të ndodhur lagjen “Lef Sallata”.
I arrestuari është Edmond Maskaj, banues në fshatin Hysverdhë, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi me inicialet E.Z., banues në Vlorë.
Mbrëmjen e së martës rreth orës 21:15, në lokalin e basteve “Goxhaj”, pas një konflikti për motive të dobëta të çastit, shtetasi E.Z., ka plagosur rëndë me pistoletë në këmbë shtetasin Rr. M., 37 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri”, ndërsa Edmond Maskaj, i përfshirë në këtë konflikt është poseduesi i armës së zjarrit tip “Pistoletë-Glock”, dhe 1 krehëri me 13 fishekë të kalibrit 9 mm, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
37-vjeçari u dërgua në Spitalin Rajonal për të marrë ndihmë mjekësore, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.





