Portugalia barazoi mbrëmë ndaj Islandës, në një prej surprizave të Europianit deri tani, ndërkohë që ra në sy për keq Kristiano Ronaldo. Ylli i Portugalisë nuk arriti të ishte vendimtar për kombëtaren e vet, por kjo i falet, ndërsa e pafalshme ishte sjellja e tij kur mbaroi ndeshja.

I zemëruar, Ronaldo nuk takoi asnjë nga lojtarët e Islandës, ndërsa pas ndeshjes foli sikur përballë të kishte Italinë apo Gjermaninë. “Islanda vetëm u mbrojt, krijoi vetëm dy raste për shënim. Ata festuan sikur fituan Europianin, e pabesueshme. Kjo tregon që ata nuk kanë mentalitet fitues dhe nuk do të bëjnë asgjë në këtë kompeticion”.

Megjithatë, Ronaldo harron se Islanda ishte debutuese, një vend me 330.000 banorë, që ka çuar 40.000 tifozë në Francë.