Kryeministri Edi Rama në një postim në “Facebook”, kërkon mbështetje për ekipin e kombëtares në ndeshjen e sotme me Francën. Megjithëse do të jetë ndeshje super e vështirë, asgjë s’është e pamundur.
Sipas tij, sonte kuqezinjtë janë të çliruar nga “presioni i jashtëzakonshëm i përgjegjësisë, që i pengoi të luanin lirisht në gjysmën e pjesës së parë të ndeshjes me Zvicrën”.
“Cilido qoftë rezultati, ata mbeten heronjtë e padiskutueshëm të këtij momenti magjik të futbollit tonë”, shkruan kryeministri.





