Një ditë pas miratimit të draftit nen për nen dhe në parim nga Komisioni i posaçëm për reformën në drejtësi, Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me kreun e Kuvendit, aleatin e tij Ilir Meta.
Ndërkaq, mësohet se nesër nuk do të zhvillohet seanca plenare si zakonisht, ku në rend dite ishte votimi i dy projektligjeve.
Shkak për këtë është bërë mungesa e një pjese të konsiderueshme të deputetëve të cilët janë nisur drejt Francës për të mbështetur kombëtaren tonë në sfidën që luhet sonte në orën 21:00.





