Një 40-vjeçare shqiptare është gjetur e vdekur pak ditë më parë pranë lumit PO në Piaçenca të Italisë.

Policia italiane e ka identifikuar kufomën dhe bëhet fjalë për Ladina Krujën, nënë e dy fëmijëve, me profesion kujdestare për të moshuarit e rezidente prej disa vitesh në komunën Mirandolo Terme në provincën e Pavias.

Trupi i saj i pajetë u gjet më 7 qershor nga disa punëtorë gjatë procesit të pastrimit të ujërave të lumit Po, ndërsa makina e Ladine Krujës u gjet e braktisur në zonën Orio Litta.

Autopsia e trupit ka vërtetuar hipotezën e një vdekjeje të shkaktuar nga dhuna, por autorësia e këtij krimi mbetet ende një mister.

Denoncimin për zhdukjen e saj e bëri e motra që më 31 maj për shkak se nuk po lidhej dot me të prej dy ditësh.

Policia italiane vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.