Një sherr mes të rinjsh ka përfunduar me vrasjen e një 25-vjeçari dhe plagosjen e një 29-vjeçari.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmë në një lokal në fshatin Cërrnicë të Tropojës, ku disa të rinj janë konfliktuar mes tyre teksa shihnin ndeshjen Portugali-Islandë.

Policia bën me dije se Henerik Niklekaj dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri automatiku drejt personave me të cilët është konfliktuar, duke lënë të vdekur në vend shtetasin Ardit Mrishaj 25 vjeç dhe plagosur shtetasin F.Q. 29 vjeç.

Më pas autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe policia po punon për kapjen e tij. Grupi hetimor ka shkruar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.