Portugali-Islandë ishte ndeshja e fundit që u luajt në këtë fazë të parë grupesh. Pavarësisht dominimit të portugezëve një gol i  Bjarnason në minutën e 50′ nuk e la Cristiano Ronaldo-n me shokë të merrnin tre pikët dhe për t’iu bashkuar Hungarisë në luftën për vendin e parë në grupin F.

Portugalia e nisi mirë ndeshjen  dhe rastin e parë e kishte me Luis Nanin  që në minutën e 21-të. Goditjen e bukur me kokë të portugezit e ndali Hannes Halldorsson.

Por pas 10 minutash, ishte përsëri lojtari i Fenerbahce-s që kaloi në epërsi me një gol pas një aksioni të bukur.

Pas pjesës së parë të mbyllur me këtë rezultat, me të filluar pjesa e dytë, islandezët befasuan duke barazuar shifrat.

Ndeshja u luajt në Saint Etiene, në stadiumin “Geoffroy Guichard” . Ky është takimi i tretë mes këtyre ekipeve.

Hera e fundit që dy skuadrat u ndeshën ishte në kualifikueset e Euro 2012. Islanda debuton për herë të parë në këtë kompeticion. /Ora Sport/