Pas shumë përpjekjesh Kosova është pranuar në Gjykatën e Arbitrazhit. Pas këtij fakti presidenti Hashim Thaçi është shprehur entuziast dhe e ka quajtur këtë një betejë të vështirë, që u finalizua me rezultat jashtëzakonisht të rëndësishëm për plotësimin e identitetit ligjor ndërkombëtar të Kosovës.
“Ishte një betejë e vështirë që nga 2015 por tani u finalizua me rezultat jashtëzakonisht të rëndësishëm për rrumbullaksimin e identitetit ligjor ndërkombëtar të Kosovës. Kosova tani është edhe anëtare fuqiplotë e Gjykatës së Përhershme të Arbitrazhit. Me shumicë votash u konfirmua vendimi nga janari i këtij viti që na jep të drejta sovrane në njërën nga organizatat më të vjetra të botës”, shkruan ai në llogarinë e tij në Facebook.





