Policia greke ka arrestuar një 26-vjeçar shqiptar, teksa tentonte të largohej për në shtëpi.

Ndaj të riut kishte një urdhër që ndalonte hyrjen në zonën Shengen dhe një urdhër-arresti nga Gjykata e Athinës.

Sipas mediave greke shqiptari është dënuar në mungesë me 5 vjet burg për vjedhje të përsëritura, falsifikim dhe rezistencë.

Materialet i kaluan për shqyrtim Prokurorisë së Janinës.