Kërkesa e Partisë Demokratike për përjashtimin e  Kryeministrit Edi Rama 10 ditë nga punimet e Kuvendit është refuzuar nga Byroja.

Mbledhja e Byrosë për të shqyrtuar kërkesën e PD ka nisur në orën 18:00, dhe është mbyllur në 18:30, me vendimin që rrëzonte këtë kërkesë, me 5 vota kundër 2 pro.

Kërkesa për përjashtim u depozitua nga Partia Demokratike, fill pas replikave që kryeministri pati me opozitën në seancën plenare të së enjtes së shkuar.

Fillimisht u parashikua që mbledhja të mbahej të premten. Opozita u indinjua teksa Rama i quajti ata “tufë”, ndërsa në shenjë kundërshtie iu afruan atij para foltores së Kuvendit, e për pasojë seanca u pezullua dy herë.

Pas marrjes së vendimit nga na e Byrosë së Kuvendit,  deputeti Edmond Spaho, tha se PD ishte e përgatitur dhe nuk priste përjashtimin e Ramës edhe pse ai ofendoi opozitën disa ditë më parë.