FSHF, do të krijojë mundësinë e pajisjes me bileta për të gjithë ata tifozë dhe dashamirës të kombëtares që nuk janë pajisur ende me një të tillë. Ky instuticion gjithashtu bën me dije se bëhet fjalë për sasi të vogla dhe për arsye organizative, këshillohen të gjithë të interesuarit të kontaktojnë sa më shpejt në kontaktet më poshtë për të pasur mundësinë e organizimit të të gjitha detajeve përfshirë mundësitë e pagesës, tërheqjen e biletës, etj.

Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë tifozët e interesuar të jenë të pranishëm në eventet e ardhshme të Kombëtares në Euro 2016, të kontaktojnë në adresat e mëposhtme të email-it: [email protected]; [email protected]; [email protected] ose në numrat e tel: +33 787753285 dhe +355665001301. Adresa ne Marseje është: 3 Bulevard Rabatau 13008.

Eventet e radhës të Kombëtares në “EURO 2016” janë ndeshjet e Grupit A, respektivisht France – Shqipëri, e cila do të luhet në datë 15 Qershor, ora 21:00 në Stadiumin “Vélodrome” në Marseje dhe ndeshja Rumani – Shqipëri, e cila do të luhet në datë 19 Qershor, ora 21:00, në Stadiumin e Lion-it.