Një automjet ka dalë nga rruga duke u futur në sheshin “Liria” në qendër të Durrësit.
Mësohet se makina tip Benz S320 ka përplasur duke lënduar lehtë një kalimtare.
E ndërkohë kanë shpëtuar mrekullisht qytetarët e shumtë që kanë qenë prezentë në momentin e aksidentit. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar edhe disa shtylla në sheshin qëndror.
Në makinë në momentin e akidentit përveç drejtuesit ndodheshin edhe dy vajza pasagjere.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit në komisariat dhe po vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.





