“Osteria Francescana” në Itali është zyrtarisht restoranti më i mirë i botës. Me argumentin e gërshetimi perfekt të të resë me pjatat tradicionale, ai është vendosur në krye të listës së sivjetshme të 50 restoranteve numër një të globit.

Vitin që shkoi,” e ndodhur në Modena, u rendit e dyta, e këtë radhë, ka ndërruar vendet me fituesin e 2015-ës, “

Ndërkohë që në 2015 fitues i garës ishte “El Celler de Can Roca” në Girona të Spanjës, e ndërsa “Osteria Francescana” zuri vendin e dytë.

“Është pak të them që po më plas zemra, por ndihem mirë, ndihem jashtëzakonisht mirë”, shprehet Massimo Bottura, pronar i restorantit.

Ishte revista “Restaurant” e cila hartoi listën me 50 më të mirët, përzgjedhja bazohet në eksperiencat personale të 972 shefave të kuzhinës, pronarësh të restoranteve, kritikëve të ushqimit dhe ekspertëve të kulinarisë.

Ajo ka fituar emër në mbarë botën duke rivalizuar Michelinin me sistemin e tij të yjeve. I treti u rreshtua restoranti “Eleven Madison Park” i Nju Jorkut, i cili u ngjit me dy vende krahasuar me vitin që shkoi, ndërsa “Noma”, mbajtëse e titullit aq të lakmuar për katër vjet rresht 2010, 2011, 2012 dhe 2014, pati rënie sërish. ‘Noma’ është restoranti i kuzhinierit me origjinë shqiptare, Rene Rexhepi.