National Geographic ka publikuar listën e 10 vendeve të ndryshme të botës që ja vlejnë të vizitohen. Gjigandi televiziv rendit si destinacione vendet si Armenia, Nikaragua, Nepali, Irani, Kosova, Uzbekistani, Shqipëria, Timori Lindor, Gjeorgjia, Tunizia, teksa ui këshillon të apasionuarve pas tureve kulturore, tradicionale dhe aventurës të vizitojnë këto shtete.
Lidhur me Shqipërinë ‘National Geographic’ bën këtë përshkrim:
“Sot, Shqipëria është një vend po aq i sigurt sa edhe fqinjët. Plazhet e virgjëra të Rivierës, qytetet e mbrojtura si Berati, Gjirokastra etj, tërheqin mesatarisht rreth 3.5 milionë turistë në vit.
Përse të shkoni tani: Ndërsa plazhet e Adriatikut në Itali dhe Kroaci janë transformuar nga turmat e shumta që i popullojnë, Shqipëria ofron brigje të pasura me amfiteatre të shkatërruara greko-romake, kishatë mbushura me ikona të besimit ortodoks që janë të pakta në Europë.
Në jug të Vlorës, gjenden disa fshatra tipikë turistikë si Dhërmiu, Vunoi, Himara me tarraca-kafene, me rrugica të ngushta dhe restorante që servisin gatime me bazë deti, ndërsa mund të akomodoheni me rreth 25 dollarë në natë.
Udhëtarët nga vendet jashtë janë të pakët, por mikpriten fuqishëm.
Mos humbisni: Mungesa e zhvillimit të infrastrukturës ka bërë që të ruhen qendrat e mbrojtura nga UNESCO, si e tillë është edhe Butrinti, një nga sitet më të mëdha të qyteterimit greko-romak në Europë.
Rreth 20-minuta udhëtim me autobuz larg nga qendra e Sarandës, Butrinti të krijon ndjesinë si në aventurat e Indiana Jones, me kolonat e mëdha të erës bizantine dhe romake.
Ture praktike: Në Shqipëri transporti nuk funksion me orare të përcaktuara dhe është vështirë që të programosh diçka online.
Mjeti më i zakonshëm për udhëtim është auobuzi ose furgoni, të cilët i mbledhin dhe i zbresin udhëtarët përgjatë itinerareve pa ndonjë orar të saktë.
Rrugës do të gjeni plot kafene ku mund të pini edhe kafe “turke”.





