Mercedes do të analizojë sërish funksionimin e freksionit pas parakalimit që Sebastian Vettel kreu në startin e garës së Kanadasë.
Lewis Hamilton ishte i ngadaltë në nisje ndërsa Nico Rosberg vetëm diçka më mirë, duke i dhënë mundësi Vettel të merrte kryesimin në kthesën e parë. Kjo ishte diçka e përsëritur duke kompromentuar ndjeshëm garën e pilotëve të Mercedes. Për këtë arsye inxhinierët gjermanë kanë kryer hetime më herët gjatë sezonit por mesa duket nuk kanë arritur në përfundimet e duhura.
Hamilton në mbyllje të garës është ankuar për mungesën e torkut që tek Rosberg ishte diçka më mirë. Kampioni i Botës bëri gjithçka që i ishte kërkuar dhe në fund të garës iu gëzua faktit që nuk kishte gabuar, por freksioni po bëhet një shqetësim i vazhdueshëm. Ai thekson se në fundjavë nisjet ishin të mira por freksioni nuk ka punuar dy herë rradhazi siç duhej.





