Punonjësit e bashkisë janë tulatur, qytetarët agjërojnë.    

Kavaja ka heshur pas arrestimit të kreut të bashkisë Elvis Roshi një ditë më parë. Kanë heshtur edhe punonjësit e bashkisë, të cilët në rastin e dorëheqjes së dhënë nga Roshi 2  javë më parë i kërkuan rikthimin në detyrë. Të heshtur e të tulatur ishin edhe punonjësit e bashkisë që kanë qëndruar në krye të detyrës, duke pritur e përcjellë popullin. Pjesa dërrmuese e qytetarëve janë myslimanë e besimtarë të devotshëm të fesë islame, duke bërë që pjesa më e madhe e tyre të agjërojnë. Në bashki puna ka vijuar normalisht, qytetarët i kanë gjetur dyert hapur për të marrë shërbimet që ju nevojiten, ndërsa vendimet po merren nga dy zëvendëskrytarët e tjerë. Zëvendëskryetari i bashkisë Klodjan Shehu  deklaroi se vendimet po merren nga dy zëvendëskryetarët, deri në verifikimin e sqarimin e arrestimit të Roshit e rikthimit të tij në punë,  nga drejtësia.

Në muaj Ramazani janë të paktë ata që flasin, dhe në këtë situatë flasin kryesisht mbështësit e Roshit, që e shikojnë arrestimin më shumë politik sesa  si vendim të drejtësisë.     

Një ditë pas arrestimit të kyetarit të bashkisë Elvis Roshi nga policia e Tiranës në kuadër të dekriminalizimit, në qyetin e Kavajës, nuk ka patur asnjë reagim nga ana e simpatizantëve të tij. 

K.H