Me tu hapur lajmi se ajo do të zëvendësonte Sofian e Arjan Çanit, në ‘Zonë e Lirë’, ajo pushtoi mediat online. U përfol gjatë profesioni i vajzës dhe se nga vinte. Por duket se Andonia Dobi nuk është vetëm modele, ajo ka një profesion të dytë, i cili e mban të lidhur me Tiranën
Sipas burimeve ekskluzive të gazetës Express, thuhet se Dobi jeton në Tiranë dhe prej pak kohësh punon në një call center, si pjesa më e madhe e të rinjve që jetojnë në metropol.
Madje, mësohet se nuk është operatore apo team leader, por është recepsioniste. Si për shumë bashkëmoshatarë të saj, edhe për Andonian të sigurojë vetë të ardhurat është një sfidë që i jep kënaqësi.





