Megjithëse në mëngjes ishte një rrebesh shiu i fortë, tipik si ato të ditëve më të këqija të dimrit, kjo nuk ka përbërë problem për një vajzë të re nga Durrësi.
“Jeta osh qef” ka publikuar foton e saj, e cila ka veshur një palë pantallona të shkurtra, të cilat as të tilla nuk mund të quhen, pasi hyjnë më tepër te veshmbathjet e përshtatshme për plazh, dhe ka dalë në mes të qytetit bashkë me shoqet.
Me kalimin e viteve, vajzat shqiptare e kanë tejkaluar modernitetin në të veshur dhe thjesht po kalojnë në ekstravagancë të tepruar e banale, duke u dhënë kështu një shembull aspak të mirë brezave më të vegjël për mënyrën e të veshurit.





