Kryeministri Edi Rama e ka parë ndeshjen Itali-Belgjikë në “Tirana Fun Zone”, një hapësirë në sheshin “Nënë Tereza” e dedikuar për tifozët.

Rama shoqërohej nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, kantautori Pirro Çako, deputetja Blerina Gjylameti, Blendi Gonxhe etj.

Në këtë video shihet dhe emocioni e gëzimi i madh që përjetuan të gjithë ata, përfshirë dhe vetë kryeministrin, kur Italia shënoi gol.