Horoscopi përbëhet nga 12 shenja të zodiakut. Fjala zodiak e ka prejardhjen nga fjala greke ‘zoon’, që tregon qeniet e gjalla në përgjithësi qofshin njerëz apo kafshë. 12 shenjat e zodiakut janë të ndara në katër elementë kryesorë të planetit tonë: zjarr, tokë, ajër dhe ujë. Ajo që është më interesante janë disa kuriozitete për recetat e gatimit që i përshtaten çdo shenje.

Shenjat zodiakale të “Zjarrit”
Të lindurit nën shenjat e zjarrit, dashi, luani, shigjetari janë persona pasionantë, të drejtpërdrejtë, të cilët shquhen për personalitetin e tyre bujar dhe altruist.
Shenjat zodiakale të  ‘Tokës’
Shenjat e tokës, demi, virgjëresha, bricjapi  shquhen për seriozitetin dhe sensin praktik, por ata dinë edhe të jenë argëtues dhe ironik në momentin e duhur.

Shenjat zodiakale të “Ajrit”
Kush lind nën një shenjë ajri ka tendenca për të qenë idealist dhe dinamik,  me një shpirt brilant dhe aftësi të mëdha për të qenë të shoqërueshëm. Kur takojmë një person të shenjës së binjakëve, peshores dhe ujorit nuk ka se si mos të na bien në sy këto karakteristika.

Shenjat zodiakale të “Ujit”
Të lindurit nën shenjat e ujit janë bujarë, ledhatarë, pozitivë dhe të ndershëm. Në pamje të parë mund të duket që personat e shenjës se gaforres, akrepit dhe peshqve kanë një zemër të ashpër por ata dorezohen shpejt në dashuri.

Dashi: 21mars –  20 prill  – impulsiv, të ndershëm, të sinqertë dhe kurajoz ata e dashurojnë ushqimin sidomos sasitë e mëdha. Zakonisht të lindurit e kësaj shenje pelqejnë pjatat me bazë mishi dhe atyre i përshtaten më së miri hamburgerët mesdhetarë.

Demi:  21 prill –  20 maj – Të qëndrueshëm, gjithmonë prezent në familje të besueshëm dhe realistë, e vlerëson ushqimin e mirë dhe bukurinë estetike të pjatave, ata adhurojnë shijet e vërteta,  sidomos makaronat në furrë.

Binjakët: 21 maj – 21 qershor – me një energji të pashtershme, gjithmonë në kërkim të stimujve të rinj, edhe në kuzhinë janë në kërkim të pjatave ekzotike. Një pjatë që i përshtatet më së miri është torta napoletane.

Gaforrja: 22 qershor -22 korrik- në pamje të parë duken naivë, por dinë të mbrohen shumë mirë, kanë intuitë dhe fantazojnë shumë. Kanë deshirë të hanë të shoqëruar dhe shpeshherë “ngulen”në kuzhinë. Një nga pjatat e tyre të preferuara është supa e peshkut.

Luani: 23 korrik –  22 gusht – të sigurtë, të vendosur, lider dhe të qëndrueshëm, të lindurit e kësaj shenje vlerësojnë të kalojnë kohë në tavolinë me miq duke konsumuar ushqime të lehta me shumë fruta  dhe të pasura me fosfat e magnez ( bajame, fiq, susam, boronica, mollë, sallatë jeshile) dhe vitamina C ( agrume, domate, pjepër, luleshtrydhe). Ushqimi më i përshtatshëm për ta janë ëmbëlsirat me fruta.

Virgjëresha: 23 gusht – 22 shtator – të cmuar, të ndërgjegjshëm, autoironik dhe shakaxhinj adhurojnë rregullin dhe pastërtinë në kuzhinë dhe kanë debulesë për ushqimet e lehta, të cilat janë të tretshme si peshku dhe sallatat e krijuara me fantazi.

Peshorja: 23 settembre – 23 tetor – të socializuar, miqësor, perfeksionist me gusto të madhe estetike, vlerësojnë një tavolinë të mbushur me rregull dhe me ushqime tradicionale.

Akrepi: 24 ottobre –  21 nëntor – intrigant, magnetic, luftëtar me një fuqi të fortë joshjeje që nuk mund të perkthehet ndryshe përvecse me pjata afrodiziake.

Shigjetari: 22 nëntor – 21dhjetor – largpamës, i sigurtë, bujar dhe optimist, shigjetari e adhuron jetën dhe për të janë të përshtatshme pjatat e shijshme ( pak rëndësi ka mish apo peshk) mund të jetë një pjatë që bashkon shijen e tokës me atë të detit.  

Bricjapi: 22 dhjetor – 20 janar – të duruar, kapricozë, diplomat dhe të besuar, të lindurit e kësaj shenje mund të jenë hamës të mëdhenj por edhe mund të rezistojnë pa ngrënë kur është nevoja: pasioni i tyre më i madh është për cokollatat dhe sidomos ato të zeza.

Ujori: 21 janar –  19 shkurt –  I lirë dhe i pakushtëzuar të lindurit nën këtë tregojnë fantazinë e tyre edhe në kuzhinë, jo vetëm duke shtruar tavolinën në mënyrë të cuditshmë por edhe duke pregatitur pjata me shije të cuditshme sic janë ato të hidhur- ëmbël.

Peshqit: 20 shkurt –  20 mars – të ëmbël, të ndjeshëm, ëndërrimtarë, të pavendosur me kokën gjthmonë të humbur nëpër ëndrra, adhurojnë tipe të ndryshmë gatimi por në vecanti pjatat e shijshme sic janë ato që përmbajnë miell misri.