Ministri i Jashtëm gjerman Frank Walter Steinmeier është nisur këtë të martë nga Berlini për në Tiranë, për të ndihmuar në tejkalimin e ngërçit për reformën në drejtësi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë shefi i diplomacisë gjermane përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”. 

“Po nisem për bisedime politike drejt kryeqytetit shqiptar, Tirana. Ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, thotë Steinmeier.

Më pas, edhe kryeministri Edi Rama shkroi në “Twitter” duke i uruar mirëseardhjen.

“Mikpresim sot një mik të madh, ministrin e Jashtëm Gjerman, Frank Walter Steinmeier, mbështetës i madh i Shqipërisë për hapjen e negociatave”.