Bukuroshja e ekranit Marina Vjollca po pret një fëmijë nga rreperi Getoari?

Që prej mbrëmjes së djeshme po aludohet për një shtatzëni të mundshme të saj, por nuk dihet nëse ky lajm është i vërtetë.

Ka qenë paraqitja e saj në emisionin “Procesi Sportiv” e cila ka ngritur këto dyshime. Prezantuesja kishte veshur një fustan ngjyrë kafe, ndërsa është vënë re një “fryrje” e lehtë e barkut.

Edhe më të dyshimtë e kanë bërë qëndrimet e prezantueses, e cila është munduar të mbajë dosjen përpara, si për të fshehur diçka.

Është thjesht një aludim, por gjithçka mund edhe të jetë e vërtetë, pasi pritet që së shpejti Marina të martohet me Getoar Selimin, të cilët prej kohësh bashkëjetojnë në Tiranë.