Partia Demokratike ka reaguar ndaj një lajmi të redaksisë së informacionit të “Top Channel”, duke e akuzuar se dezinformon qytetarët.

Me anë të një deklarate të shpërndarë në orët e mbrëmjes, sipas PD-së, “Top Channel” dezinformon në mënyrë të përsëritur qytetarët nën presionin e Edi Ramës.

“Kryetari i PD-së nuk i ka thënë Ramës as tërhiqu, as mos u tërhiq. I është thënë prano Venecian sepse nuk mund të jetë Rama njeriu që vendos kush gjykatës dhe prokuror ka integritet, dhe kush jo”, thuhet në reagimin e PD-së.