Afrimi i verës na lidh gjithnjë e më shumë me plazhin e për pasojë, duhet të mendojmë edhe për rrobat e banjës ideale! Që të mos gaboni në zgjedhjen e tyre, duke iu dukur trupi keq, shikoni se çfarë duhet të keni parasysh para se t’i blini. Ka një zgjidhje për të fshehur papërsosmëritë dhe për të vjedhur vëmendjen e merituar.
Fillimisht, gjeni cilës kategori trupi i përkisni. Ndaj dilni para pasqyrës me të brendshme dhe shikoni trupin tuaj, shkruan ‘newsnavigo’. Kategoritë janë pesë: dardha, molla, ora e rërës, kolona dhe luleshtrydhja.
Mollë
Çfarë të zgjidhni
Kur keni këtë formë trupi është mirë të theksoni këmbët, të cilat janë pjesa më e dobët në trupin tuaj. Bikini-t njëngjyrëshe me rripa të trashë janë zgjidhja ideale.
Çfarë të shmangni
Rripat e hollë që “presin” pjesët e krahëve dhe i shtojnë më shumë peshë pjesës lart. Për pjesën poshtë është mirë të shmangni edhe bikini-t me bel të ulët.
Dardha
Çfarë të zgjidhni
Qëllimi juaj është të tërhiqni vëmendjen me pjesën e gjoksit dhe të fshihni sa më shumë të jetë e mundur vithet. Ndaj pjesën lart zgjidheni me sa më shumë ngjyra dhe me model që ngre gjoksin. Për pjesën e poshtme preferoni ngjyrat e errëta.
Çfarë të shmangni
Sutjenat që nuk ngrenë gjoksin, si përshembull trekëndëshet. Për pjesën poshtë mos zgjidhni asnjëherë rrobabanjo me modele apo ngjyra të hapura.
Ora e rërës
Çfarë të zgjidhni
Është kategoria më me fat e femrave, sepse ka kthesa në trup që mund t’i theksojë me çdo lloj rrobabanjoje. Pothuajse të gjitha bikini-t janë ideale për këtë formë trupi, por sutjenat që lidhen mbrapa qafës dhe sutjenat pa rripa janë të duhurat për të theksuar linjat tuaja.
Çfarë të shmangni
Vërtet jeni me fat por duhet të keni kujdes për diçka. Mos zgjidhni ngjyra të ndryshme për pjesën lart dhe për pjesën poshtë.
Kolonë
Çfarë të zgjidhni
Një trup i tillë me siguri nuk kalon pa u vënë re. Por nëse përdorni mënyrat e duhura për të theksuar pjesët e forta do të ketë më shumë sukses. Zgjidhni rrobabanjo me sa më shmë detaje që të krijojnë iluzionin e linjave të hijshme.
Çfarë të shmangni
Sutjenat me rripa anësorë nuk e favorizojnë trupin tuaj. Në vend të tyre preferoni rrobabanjo pa rripa ose trupore.
Luleshtrydhe
Çfarë të zgjidhni
Zgjidhni sutjenat me rripa që lidhen mbrapa qafës. Përderisa gjoksi juaj është i madh, duhet të zgjidhni si fillim diçka që e mbështet mirë atë. Përsa i përket pjesës së poshtme jeni të lira të zgjidhni çfarë të doni.
Çfarë të shmangni
Sutjenat trekëndëshe dhe rripat e hollë.





