Shkodër– Vetëdorëzohet autori i dyshuar për vrasjen me armë zjarri të një 24-vjeçari. Nga burime të policisë së Shkodrës, u bë e ditur së se pas vetëdorzimit u bë ekzekutimi i urdhrit për Eduart Hulejn, 33 vjeç, banues në Plezhë të Vau Dejës.
Më datë 9 tetor të vitit të kaluar Hulaj ka vrarë me armë zjarri automatik, të riun me iniciale L.Gj, banues në Vau Dejës.
Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, në datë 13 tetor 2015 ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për veprat penale, “Vrasje me paramendim” dhe “Armëmbajtje pa lejë” për 33-vjeçarin. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.





