E çuditshme, por e vërtetë! Shqiptarët dhe serbët së bashku kanë bërë tifo në Preshevë për Kombëtaren e Shqipërisë. Kombëtarja kuqezi të shtunën zhvilloi ndeshjen debutuese në ‘Euro 2016’, ku përkundër paraqitjes mbresëlënëse, pësoi humbje prej 1-0 nga Zvicra.

Blic shkruan: “Edhe pse duket e çuditshme, shqiptarët kanë pasur tifozë edhe në vendin tonë. Në rrjetet sociale është paraqitur një fotografi, në të cilën shihen tifozët serbë dhe shqiptarë, të cilët së bashku bëjnë tifo për të zgjedhurit e Gianni de Biasit”.

Sipas Blic.rs, duket se serbët kanë zgjedhur të bëjnë tifo për Shqipërinë, pasi në Francë nuk janë lojtarët e tyre.